Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Në pritje të përditësimit të renditjes nga FIFA, Shqipëria më sytë nga shorti i Play Off të Botërorit
Pas përfundimit të ndeshjeve të fundit kualifikuese të botërorit, fokusi tashmë do të zhvendoset te shorti i Play Off, i cili do të mbahet këtë të enjte në Nyon në orën 13.00. Gjithsesi, fillimisht këtë të mërkurë do të publikohet renditja e re e FIFA-s, ashtu siç zakonisht vjen përditësimi i klasifikimit pas sfidave. Sa i takon vazove të Play Off, ideja është që në 3 vazo do të ndahen 12 ekipet që janë pozicionuar të dytat në çdo grup. Vazo e katërt mban skuadrat që kanë ardhur nga Nations League. UEFA ka vendosur që ekipet e vazos së 1 do të përballen me ato të vazos 4, ndërsa vazoja e 2-të do të kombinohet me vazon e 3-të. Gjysmëfinalet e play-off mbahen më 26...