Edi Ramën sot e shpjegon vetëm letërsia, kurse nesër kismet!

Edi Ramën sot e shpjegon vetëm letërsia, kurse nesër kismet!

Nga Lorenc Vangjeli Mandati i parë i Edi Ramës në 2013-ën shpjegohet me epërsinë e strategjisë politike, sinergjisë njerëzore si dhe qortimit të gabimeve të së shkuarës. E majta mundi të bashkojë dy grupimet e saj më të mëdha, PS e LSI dhe rezultati ishte shifra prej një milion votash përballë një PD-je me individë të pasur, klane edhe më të ngopur dhe me shumicën dërmuese të ministrave që mezi prisnin të dilnin në opozitë për të shijuar jetën pa stres me çfarë kishin vjelë në pushtet. Veterani Sali përballë tij e Metës, injoroi atëherë këshillën e vjetër të gjuetarëve: Mos dil kurrë në gjueti me zagarë të ngopur e pa uri. Ata nuk vrapojnë kurrë. Berisha u mposht nga hesapi mbi logjikën, nga hilja...