Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kampionati i Futsallës, njoftim i rëndësishëm për sezonin e ri 2025-2026
18 Nëntor 2025 18:31 Telesport Federata e Futbollit ka hapur regjistrimet për edicionin e ri të kampionatit kombëtar të Futsallit, që do të nisë më 1 dhjetor. FSHF fton të gjitha ekipet e interesuara të bëhen pjesë e këtij sezoni, i cili synon të vazhdojë zhvillimin dhe promovimin e futsallit në vend. Kampionati i ri do të sjellë një tjetër edicion konkurrues, me ekipe që do të garojnë për titullin kampion dhe përfaqësimin e Shqipërisë në UEFA Futsal Champions League. Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: [email protected] .