Milan bën mirë të nxitojë, dy ekipet angleze duan të rikthejnë Pulisic në PL

Milan bën mirë të nxitojë, dy ekipet angleze duan të rikthejnë Pulisic në PL

18 Nëntor 2025 18:46 Telesport Christian Pulisic është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm aktualisht te Milan. Amerikani ka treguar se është një lojtar tejet deçiziv për kuqezinjtë. Kontrata e amerikanit me kuqezinjtë skadon në vitin 2027 dhe pse është përfolur që ka pasur bisedime mes palëve për një rinovim mes tyre, deri tani ende nuk ka ardhur firma. Në këtë situatë, interesi për Pulisic është shtuar. Janë të paktën dy ekipe angleze që interesohen për të si Manchester United dhe Aston Villa. “Football Transfers” raporton se Pulisic pëlqehet shumë nga Ruben Amorim dhe “Djajtë e Kuq” janë gati të përfitojnë nga situata aktuale mes lojtarit dhe klubit kuqezi. Aston Villa e drejtuar nga Unai Emery është një tjetër ekip që interesohet për Pulisic...