Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Te Juventus bëhen pishman dhe pranojnë gabimin. Tani e duan me patjetër mesfushorin shqiptar
18 Nëntor 2025 17:17 Telesport Juventus ishte një nga ekipet që interesohej shumë për Granit Xhakën, para se ky i fundit të transferohej te Sunderland. Në mënyrë të habitshme, bardhezinjtë u tërhoqën duke u fokusuar në objektivë të tjerë në merkato. “Tuttosport” raporton se drejtuesit e klubit bardhezi janë bërë pishman që hoqën dorë nga Xhaka, por do të provojnë gjatë verës së ardhshme transferimin e tij. Ndërkohë, Xhaka po shkëlqen në Premier League me fanellën e Sunderland, ku mban edhe shiritin e kapitenit. Kontrata e Xhakës me Sunderland skadon në vitin 2028 dhe duket e vështirë që mesfushori shqiptar të largohet pas vetëm një sezoni, aq më tepër duke parë formën fantastike që po kalon te klubi anglez. Gjithsesi, te Juventus besojnë se mund...