Barcelona rikthehet më në fund në “Camp Nou”, por me çmime të “kripura” për tifozët

Barcelona rikthehet më në fund në “Camp Nou”, por me çmime të “kripura” për tifozët

18 Nëntor 2025 17:59 Telesport Pas më shumë se dy vitesh, Barcelona do të rikthehet më në fund në “Spotify Camp Nou” këtë fundjavë, në ndeshjen ndaj Athletic Bilbao. Edhe pse nuk është ende në dispozicion në kapacitetin e tij të plotë, kthimi në “Spotify Camp Nou” do të jetë i “kripur” për tifozët. Bileta me çmimin më të ulët për ndeshjen inauguruese kushton 199 euro, e vendosur në tribuna dhe cepa, zona që historikisht kanë qenë shumë të lira dhe të aksesueshme nga publiku i thjeshtë. Vendet në katin e parë të tribunës kryesore kushtojnë 589 euro, dhe kjo pa prekur opsionet premium, shumë prej të cilave mund të arrijnë ose tejkalojnë 1,000 euro, veçanërisht ato që përfshijnë akses ekskluziv ose shërbime shtesë mikpritjeje....