Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ademola Lookman me destinacion të ri, gati transferimi tek ekipi “jo elitar” që ka pretendime të mëdha këtë sezon
18 Nëntor 2025 18:14 Telesport Pasi ishtë shumë afër largimit nga Atalanta në merkaton e verës, por në fund u detyrua të qëndronte te bergamaskët, Ademola Lookman duket se do të largohet njëherë e mirë gjatë merkatos së janarit. Fabrizio Romano raporton se destinacioni i ri i sulmuesit nigerian do të jetë Galatasaray, por klubi turk nuk është i vetmi që interesohet për 28-vjeçarin. Galatasaray e sheh nigerianin si një lëvizje ideale për të forcuar akoma edhe më shumë sulmin dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave për këtë sezon. Klubi turk transferoi për 75 milionë euro verën e fundit Victor Osimhen, duke treguar që ka ambicie të mëdha. Ndërsa në merkaton e janarit synimi i madh është një tjetër yll nigerian si Ademola...