“4 bashki më të prekura nga moti i keq”, ministri Vengu: Strukturat në gatishmëri për disa ditë

“4 bashki më të prekura nga moti i keq”, ministri Vengu: Strukturat në gatishmëri për disa ditë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një lidhje nga terreni, ka folur në Ditarin e pasdites në A2 CNN për situatën e krijuar nga moti i keq në vendin tonë.  Teksa bëri një rezyme të gjendjes, Vengu u shpreh se situata më e rëndë paraqitet në bashkitë Lezhë, Kurbin, Durrës dhe Krujë, aty ku janë dislokuar emergjencat dhe Forcat e Armatosura.  Aktualisht, 50 banesa janë prekur nga uji në këto zona, teksa vetëm një prej tyre u evakuuar. Ministri shtoi se strukturat do të qëndrojnë në gatishmëri deri në 22 nëntor.  “Në Thumanë kishte një situatë komplekse me stabilitetin e argjinaturave, por falë ndërhyrjeve kemi një situatë më të stabilizuar. Kemi forca në terren dhe siç kemi parë kemi një front që e prisnim që të vijonte në...