Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rënia e ‘Cloudflare’, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Rrisni vigjilencën..
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka reaguar lidhur me ndërprerjen që ndodhi këtë të marte të platformës ndërkombëtare “Cloudflare”. AKSK thekson se ndërprerja erdhi nga një problem i brendshëm që ndikoi drejtpërdrejt në disponueshmërinë e shërbimeve. AKSK ne reagim thekson për rritje të vigjilencës për përdoruesit që kanë shërbime në këtë platformë, si dhe kryerje të kontrollit të vazhdueshëm për disponueshmërinë e tyre. “Cloudflare” Sipas raportimit zyrtar të platformës ndërkombëtare “Cloudflare”, më datë 18 nëntor 2025, ndodhi një incident me ndikim global që shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme të shërbimeve të kompanisë, përfshirë rrjetin global të Edge, API-të dhe disa komponentë të tjerë kritikë të platformës. Problematika filloi rreth orës 12:48 dhe u shkaktua nga një problem i brendshëm që ndikoi drejtpërdrejt në disponueshmërinë e shërbimeve. Ndikimi u reflektua edhe në vendin tonë,...