“Mos e përjetoni me ankth “play off”-in”/ Këshilla e De Biasit, për Kombëtaren: Besoj te kualifikimi

“Mos e përjetoni me ankth “play off”-in”/ Këshilla e De Biasit, për Kombëtaren: Besoj te kualifikimi

Ka rreth 8 vite që është larguar nga drejtimi i Kombëtares shqiptare, por Xhani De Biazi tashmë është pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit tonë. Mbrëmjen e së dielës ai ishte në stadium për të ndjekur kombëtaren tonë, por edhe të tijën. “Sigurisht një ndeshje shumë e mirë përballë Anglisë, një kundërshtari të një tjetër niveli teknik e taktik, megjithatë duhet thënë se ishte një ndeshje shumë e rëndësishme edhe nga këndvështrimi i përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme të “play off”-it, edhe pse ende nuk dihet kundërshtari. Është shumë e rëndësishme që të mos kthehemi në skllevër të ndeshjeve të marsit dhe t’i konsiderojmë gjithë kohës sikur kemi një peshë të rëndë mbi supe. Mendoj që duhet t’i marrim pak më qetë ato ndeshje,...