Përmbytjet paralizojnë vendin/ Shkollat mbyllen, autoritetet paralajmërojnë: Ora kritike nuk ka mbërritur

Përmbytjet paralizojnë vendin/ Shkollat mbyllen, autoritetet paralajmërojnë: Ora kritike nuk ka mbërritur

Reshje të mëdha shiu, të parashikuara për sot e nesër në Kosovë kanë nxitur autoritetet atje të japin alarmin për rrezikun e përmbytjeve. Shirat e rrëmbyer mbrëmjen e së hënës detyruan zyrtarët në kryeqytetin Prishtinë ta anulojnë mësimin e ditës së martë. Drejtoria e Arsimit njoftoi prindërit në Facebook se anulimi i mësimit u vendos si masë parandaluese. Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njoftoi që dje se vendi do të përballet me reshje shiu gjatë dy ditëve në vijim, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë. “Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të befasishme uji në disa pjesë të vendit”, thuhet në njoftimin e institutit, ku nuk jepen më shumë hollësi. Edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” paralajmëroi se ekziston një...