Shqipëria U-19 dështon sërish, mundet edhe nga Mali i Zi

Shqipëria U-19 dështon sërish, mundet edhe nga Mali i Zi

18 Nëntor 2025 16:31 Telesport Kombëtarja U-19 luajti ndeshjen e fundit në raundin e parë të Kampionatit Europian 2026 ndaj Malit të Zi U-19. Kuqezinjtë u mposhtën në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 0-1. Trajneri Julian Ahmataj hodhi në fushë këtë formacion: Taho (GK), Avdullari (C), Gecaj, Sina, Kulla, Durmishi, Blini, Vogli, Sylejmani, Sheji, Gjyla. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0, ndërsa goli i vetëm i sfidës u realizua në fraksionin e dytë nga Matija Jovanovic në minutën e 78-të. Kuqezinjtë provuan gjithçka për të ndryshuar fatet e ndeshjes, por pa sukses. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të Malit të Zi. Në ndeshjen tjetër të grupit, Ukraina U-19 mposhti Sllovakinë U-19 me rezultatin 3-0. Shqipëria e mbylli fushatën...