PSG gati të “tronditë” botën e futbollit, 200 milionë euro për të forcuar sulmin

PSG gati të “tronditë” botën e futbollit, 200 milionë euro për të forcuar sulmin

18 Nëntor 2025 17:07 Telesport Pavarësisht se ka një ekip të kompletuar dhe i aftë për të fituar çdo trofe të mundshëm, PSG po mendon të “tronditë” edhe njëherë botën e futbollit gjatë merkatos së ardhshme të verës. Mediet franceze raportojnë se objektivi i madh i PSG-së për verën e ardhshme është Erling Haaland Manchester City, për të cilin parizienët janë gati të ofrojnë 200 milionë euro. Luis Enrique e sheh norvegjezin si lojtarin ideal për të plotësuar linjën sulmuese që tashmë përfshin Ousmane Dembele, Kvicha Kvaratskhelia, Bradley Barcola dhe Desire Doue. Me Haaland si pikë qendrore, te PSG duan të krijojnë një sulm dominues, fizik dhe të frikshëm, i aftë të konkurrojë me çdo kundërshtar në botë.