Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Barcelona rigjen “Camp Nou”, flet Laporta: Do të kemi avantazhin e të luajturit në shtëpi
18 Nëntor 2025 13:54 Alfred Lleshi Barcelona po i afrohet rikthimit në “Camp Nou” për ndeshjen e së shtunës kundër Athletic Bilbao. Presidenti Joan Laporta e përshkroi momentin si “një rikthim në të ardhmen”, duke theksuar emocionin dhe rëndësinë historike të rikthimit në stadiumin e rinovuar. Ai shtoi se aty, Barça do të rifitojë avantazhin e ndeshjeve në shtëpi, diçka që “nuk e kishte në Montjuïc”. Laporta shpjegoi se rritja graduale e kapacitetit do të shoqërohet edhe me përshtatje çmimesh, ndërsa abonimet i quajti “më të mirat në Europë”. Sa i përket çështjes “Eintracht”, ai tha se vendimi i UEFA-s pritet së shpejti dhe shpreson të jetë pozitiv, duke theksuar se klubi po i plotëson kërkesat. Në La Liga nuk mund t’i izolojnë tifozët kundërshtarë,...