Wesley Clark: Unë e di me saktësi se çfarë parashikon Milosheviçi, por…/ Mesazhi i Gjeneralit për kosovarët dhe UÇK, Prill 1999

Wesley Clark: Unë e di me saktësi se çfarë parashikon Milosheviçi, por…/ Mesazhi i Gjeneralit për kosovarët dhe UÇK, Prill 1999

Nga Martin Leka* Kur NATO kishte hyrë në javën e dytë të bombardimeve në Serbi dhe gjithë bota shikonte me ankth spastrimin etnik më të pashembullt të shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë, dilemat mbi fatin e shqiptarëve shtoheshin. Rreth gjysëm milioni kosovarë ishin përzënë me dhunë nga makineria ushtarake serbe dhe ishin pritur nga vëllezërit shqiptarë të Shqipërisë. Shumica përmes kufirit me Kukësin. Mijëra të tjerë kishin kaluar përmes pikave kufitare të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Eksodi biblik kishte tmerruar botën. Ndërkohë, regjimi i Milosheviçit ende nuk jepte asnjë sinjal kapitullimi, megjithë furinë e raketave që hidheshin në infrastrukturat kyçe ushtarake. Radio-Tirana ishte vënë e gjitha në funksion të luftës. Programacioni i saj ishte fshirë. Telefonat e studiove dhe drejtuesve...