Kimmich, pas fitores 6-0 ndaj Sllovakisë: Kemi treguar nivelin tonë më të mirë

Kimmich, pas fitores 6-0 ndaj Sllovakisë: Kemi treguar nivelin tonë më të mirë

Kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimmich, foli pas fitores së thellë kundër Sllovakisë: “E dija që do të fitonim nëse luanim në nivelin tonë më të mirë. Trajneri na përgatiti në mënyrë perfekte dhe ne i zbatuam detyrat e ngarkuara. Në fund të fundit ishte një performancë e nivelit të lartë. Të gjithë donin të bënin ndryshimin sot, ishte një ndeshje kualifikuese për Botërorin. Jam i kënaqur me mënyrën se si fituam”. Me këtë rezultat, numri i kombëtareve të kualifikuara për Botërorin 2026 shkon në 34. Ende mbeten 14 vende bosh, 5 prej të cilave do të përcaktohen të martën nga kualifikueset europiane, plus 3 të tjera nga CONCACAF. 6 kombëtaret e fundit do të dalin në mars nga “play off”-et; 4 nga Europa dhe 2...