“Chivu flet si Mou, Pep dhe Klopp. E ka menaxhuar shkëlqyeshëm Espositon”

“Chivu flet si Mou, Pep dhe Klopp. E ka menaxhuar shkëlqyeshëm Espositon”

18 Nëntor 2025 12:23 Alfred Lleshi Pas një karriere të gjatë tek Interi, Andrea Ranocchia tani është opinionist. Në një intervistë për “Corriere dello Sport” lavdëroi Cristian Chivu: “Është një djalë me inteligjencë dhe ndjeshmëri të veçanta. Për një trajner është thelbësore të vendoset në vendin e lojtarëve, dhe ai e bënte këtë edhe kur luante. Nuk fliste shumë, por të gjithë e dëgjonin kur ndërhynte”. Ranocchia vlerëson stilin e komunikimit të Chivu: “Ka një mënyrë të jashtëzakonshme për të komunikuar. Përgjigjet i jep si Mourinho, Guardiola apo Klopp. Trajnerë si Cristian nuk ka shumë, konferencat e tij për shtyp janë fantastike”. Ai komentoi edhe menaxhimin e Pio Esposito: “Në Itali, krahasimet me të mëdhenjtë e kaluar lindin shpejt, por ndjeshmëria e Chivu karshi lojtarëve...