Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Sacchi i ashpër me Italinë: Mbrojtësit bënë gabime pa fund, kështu nuk shkohet larg…
18 Nëntor 2025 12:44 Alfred Lleshi Arrigo Sacchi komentoi situatën e kombëtares së Italisë. Për “Gazzetta dello Sport” nënvizoi: “Nuk mund ta imagjinoj që Italia të mos kualifikohet në Botërorin e radhës, por duhet të zgjohemi. Nuk mund të luajmë si në pjesën e dytë me Norvegjinë. Në një situatë të tillë, e vetmja zgjidhje është puna”. Ai shprehu zhgënjim: “Pashë gabime individuale dhe kolektive që nuk mund të ndodhin në këtë nivel. Mbrojtësit kanë bërë gjithçka gabim; dikush ktheu shpinën nga kundërshtari që harkonte topin, dikush e la Haaland të gjuante lirshëm, dikush dështoi te pasimet, dikush u mashtrua nga finte kundërsulmi. Duhet t’i kuptojmë limitet tona me shumë përulësi. Flitet për module, skema dhe taktika sulmuese, por duhet të punojmë mbi konceptet bazë”....