Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Koeman: Bëmë detyrën tonë, mund të jemi mes favoritëve në Botëror
Pas fitores 4-0 në shtëpi kundër Lituanisë, që e kualifikoi Holandën në Kupën e Botës 2025, trajneri i tulipanëve, Ronald Koeman, foli në një konferencë për shtyp. “Ne e bëmë punën tonë“, deklaroi Koeman. “Kemi ekipin më të mirë në këtë grup dhe e vërtetuam këtë. Por ka ende disa fusha që duhet të përmirësojmë. Ndonjëherë nuk tregojmë shumë qëndrueshmëri. Duhet të bëjmë diçka për këtë”, deklaroi trajneri i kombëtares holandeze. Ish-trajneri i Barcelonës vazhdoi më pas të diskutonte lojtarët individualë, duke u përqendruar te Emegha dhe Valente, dy profile shumë interesante: “Emegha është një lojtar i shpejtë që shënon lehtë“, theksoi ai. “Ai e meritonte një gol kundër Lituanisë, do të kishte qenë një shpërblim i mirë për të. Edhe Valente, pas një zëvendësimi...