18 Nëntor 2025
12:01
Telesport
Skuadra e re që do të debutojë vitin e ardhshëm në Formula 1, Audi, vazhdon të gjenerojë bujë. Ajo po shfrytëzon momentin për të lëshuar deklarata në lidhje me projektin e saj të ri. Drejtori i ekipit Jonathan Wheatley foli për gazetën holandeze “De Telegraaf”, duke thënë disa fjalë që me siguri do të bëjnë bujë.
Skuadra parashikoi vitin 2030 si afatin kohor për të menduar për fitimin e një kampionati botëror. Për këtë arsye, Wheatley sugjeroi se kë do të donte pas timonit për të arritur këtë sukses: Max Verstappen.
“Çfarë lloj drejtori ekipi do të isha nëse nuk do të doja një kampion si ai. Jam në pozicionin me fat që jam mik me Max për një kohë të gjatë, por edhe me babanë e tij Jos dhe menaxherin e tij Raymond”, tha shefi i Audi.
Më tej, ai shtoi: “Një miqësi e tillë zhvillohet sepse je gjithmonë i ndershëm dhe nuk e tradhton kurrë besimin që ke ndërtuar. Por nuk mendoj se kjo është e mjaftueshme për ta lidhur drejtpërdrejt Verstappen me ekipin Audi F1 tani për tani”. Pra, Audi i afrohet sfidës së saj më të madhe sportive me planifikim dhe ambicie.
