Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Arsenal me shumë mungesa para derbit, edhe Gabriel e Calafiori në dyshim për trajnerin Arteta
Arsenal rrezikon të luajë derbin ndaj Tottenham ditën e diel pa dy nga mbrojtësit titullarë. Klubi londinez bëri me dije se po monitoron nga afër gjendjen e mbrojtësve Gabriel dhe Riccardo Calafiori, të dëmtuar së fundi. Gabriel u detyrua të largohej i lënduar gjatë fitores 2-0 të Brazilit ndaj Senegal në miqësore. Lojtari pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e tij të djathtë, duke e përjashtuar atë nga ndeshja e dytë miqësore, atë që luhet sot ndaj Tunizisë. Calafiori gjithashtu po vlerësohet, pasi është liruar nga detyrimet me kombëtaren. Ai pati disa problem fizike para ndeshjes kundër Norvegjisë të dielën. Arsenal tani po kryen vlerësimin e vet të dëmtimit. Pas përballjes me Tottenham, ditën e diel, Arsenal pret në mesjavë Bayern Munich në Champions League....