Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Italia, Botërori po bëhet makth, fati i “azzurrëve” kalon sërish nga “play-off”
2006, triumfi fantastik brenda në Berlin, është një kujtim i largët për tifozët “azzurr”, që nga ai sukses Botërori është kthyer në një mallkim për katër herë fituesit e këtij turneu. Italia ka luajtur vetëm 6 ndeshje në Botëror, që nga ajo kohë pasi në 2010 dhe 2014 doli që nga faza e grupeve, ndërsa pjesën tjetër e ka parë nga divani. Italia dështoi në dy Botëroret e fundit pasi nuk arriti të kualifikohej, në të dy rastet është eliminuar në fazën “play-off”. Ky trend negativ tremb sërish Italinë pasi Gattuso, në bashkëpunim me Spallettin, dështuan të kualifikohen direkt për në Botëror, edhe këtë herë fati i Italisë kalon nga “play-off”. 7 nga 8 ekipet përfaqësuese që kanë fituar Botërorin janë kualifikuar edhe në këtë...