Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Nagelsmann i lumtur pas kualikifikimit në Kupën e Botës: Ne jemi Gjermania, mund të mposhtim çdo ekip
18 Nëntor 2025 11:09 Telesport Presioni ishte i madh mbi trajnerin Julian Nagelsmann dhe Gjermaninë përpara një përballjeje shumë të rëndësishme kundër Sllovakisë. Por gjithçka u bë e lehtë për gjermanët, që në fushën e tyre fituan thellë 6-0. Fitore që i kualifikoi në Kupën e Botës 2026. Trajneri Nagelsmann synonte t’i heshtte kritikët dhe ia doli mbanë: “Çdo lojtar tregoi një performancë shumë të mirë. Ne gjetëm lojën tonë dhe luajtëm futboll bindës. Të gjithë luajtën shumë mirë. Nuk mund të ankohem“. “Jam krenar për ekipin. Atyre iu desh të luftonin fort pas fillimit të keq të këtyre ndeshjeve kualifikuese me humbjen në Sllovaki. Ata e shtynë veten në limite dhe treguan një frymë të mirë ekipi”, shtoi Nagelsmann. “Rikthimi i Kimmich është shumë...