Oleksandr Usyk heq dorë nga titulli i kategorisë WBO, ja cili është kampioni i ri i botës

Oleksandr Usyk heq dorë nga titulli i kategorisë WBO, ja cili është kampioni i ri i botës

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka hequr dorë nga titulli i peshave të rënda të kategorisë WBO. Vendimi erdhi pasi Usyk (24 fitore, asnjë humbje) u urdhërua të përballej me Fabio Wardley, kampionin e përkohshëm të kësaj kategorie. Për pasojë, britaniku i pamposhtur Wardley (20 fitore, 1 barazim në karrierë), është kurorëzuar si kampioni i ri i i botës në kategorinë WBO. Një deklaratë, WBO sqaron: “Organizata Botërore e Boksit njoftoi se ka marrë komunikim zyrtar nga ekipi Oleksandr Usyk në lidhje me të ardhmen e Kampionatit të Peshave të Rënda të kësaj kategorie. Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, Usyk ka zgjedhur të heqë dorë nga titulli i tij”. Deklarata vazhdon: “Ne e pranojmë dhe e respektojmë vendimin e tij për të hequr dorë nga kampionati...