Te Bayern gjejnë zgjidhje: Një francez ikën me koston zero, vjen një tjetër francez po me këtë formulë

Te Bayern gjejnë zgjidhje: Një francez ikën me koston zero, vjen një tjetër francez po me këtë formulë

18 Nëntor 2025 10:03 Telesport Intriga midis Bayern Munich dhe Dayot Upamecano është tashmë e njohur. Bavarezët i kanë ofruar vazhdimisht mbrojtësit të tyre një zgjatje kontrate, e cila skadon në verën e vitit 2026, por francezi gjithmonë ka refuzuar. Arsyeja? Një marrëveshje verbale me Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Prandaj, largimi i tij duket i sigurt dhe klubi po fillon të vlerësojë alternativat. Siç raportohet nga Bild, Bayern e ka identifikuar Ibrahima Konaté si zëvendësuesin perfekt. Për më tepër, kontrata e qendërmbrojtësit të Liverpool skadon gjithashtu në qershor. Sipas mediave, 26-vjeçari francez i “reds” pritet të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij së shpejti. Nëse Konate refuzon rinovimin, ai mund të ikë drejt Bayern që në janar, për të shmangur...