TRAGJEDI DËMTIMESH / “The Sun””: A është ky, fundi i Armando Brojës në Premier League?

TRAGJEDI DËMTIMESH / “The Sun””: A është ky, fundi i Armando Brojës në Premier League?

Ylli i Premier League, 24 vjeç, u largua me barrelë mes lotësh në ndeshjen Shqipëri–Angli 0-2, ndërsa tifozët u frikësuan: “Mbaroi gjithçka”. Sulmuesi i Burnley, Armando Broja, ka pasur një karrierë të goditur rëndë nga dëmtimet, të cilat e kanë penguar të zhvillohej edhe tek ish-klubi i tij, Chelsea. Sulmuesi nga Slough, i cili përfaqëson Shqipërinë, e nisi ndeshjen kualifikuese të Botërorit ndaj Anglisë nga stoli. 24-vjeçari u fut në fushë vetëm në minutën e 75-të, por vetëm dhjetë minuta më vonë, ai pësoi një dëmtim që dukej i rëndë në këmbë, teksa po driblonte. Lojtari, i dëshpëruar, mori trajtim në fushë, përpara se të nxirrej me barrelë, duke qarë. Broja ka një histori dëmtimesh në gju, duke përfshirë edhe këputje të ligamentit të kryqëzuar (ACL), që...