Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” me paketë të dedikuar për kancerin e prostatës

Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” me paketë të dedikuar për kancerin e prostatës

Në kuadër të muajit nëntor, që njihet si “Movember” dhe i kushtohet shëndetit të burrave, Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” kanë ndërmarrë një nismë të përbashkët që synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e prostatës dhe rëndësinë e kontrolleve të hershme. Kompania lider e sigurimeve, Albsig, po financon paketën e kontrollit parandalues, duke u dhënë mundësinë burrave të kryejnë analizat dhe ekzaminimet e nevojshme pranë Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Qëllimi është i thjeshtë: t’u krijohet mundësia sa më shumë njerëzve të informohen dhe të bëjnë kontrolle në kohë. Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” do të ofrojë paketat e check-up me çmime të reduktuara për stafin e Fondacionit dhe për klientët e Albsig, ndërsa ekipi i tij mjekësor do të...