I dënuar për falsifikim monedhash/ Arrestohet 39-vjeçari

Në vijim të operacionit “Operacionalja” është arrestuar nj 36-vjeçar.
Në pranga ka rënë N. S., me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë së Veriut.
Gjykata e Kumanovës e ka dënuar me 2 vite burg 36-vjeçarin, për veprën penale të falsifikimit të monedhave.
Njoftimi i policisë
Policia e ShtetitFinalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 73”.I dënuar nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, me 2 vjet burgim, për falsifikim të monedhave, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 36-vjeçari.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim edhe nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 73”, gjatë të cilit u kap në Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi:N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.