E PAZAKONTË/ Shqipëria në play-off të Botërorit, FIFA e detyron të luajë ndeshjen më të padëshiruar nëse eliminohet menjëherë

E PAZAKONTË/ Shqipëria në play-off të Botërorit, FIFA e detyron të luajë ndeshjen më të padëshiruar nëse eliminohet menjëherë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në play-off të Kupës së Botës, duke qenë vetëm dy ndeshje larg realizimit të një ëndrre të jashtëzakonshme për të gjithë tifozët kuqezi. Megjithatë, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donin kuqezinjtë në gjysmëfinale, FIFA i detyron që të luajnë një ndeshje që ata nuk do të kishin dëshirë ta luanin pas një zhgënjimi të mundshëm. FIFA paracakton që në short skuadrat të ndahen në 3 minigrupe me nga një ekip nga secila vazo, i cili do të përcaktojë emrin e 3 finalistëve të Botërorit që mbeten nga Europa. Më 26 mars, skuadra e vazos 2 do të presë ndeshjen me skuadrën e vazos 3 dhe ajo e...