Interi përgatitet për penalltitë para ndeshjes me Bayern, Inzaghi shpjegon arsyen

Interi do të presë të mërkurën në orën 21:00 Bayern Munchen në sfidën e kthimit të Champions League.
Edhe pse zikaltrit fituat me rezultain 1-2 në “Allianz Arena” një javë më parë, sërish i druhen një fitoreje të bavarezëve, të cilët duhet theksuar se në sfidën e parë patën shumë mungesa, ndërsa këtë herë janë rikthyer disa prej të dëmtuarve.
Gjatë ditës së sotme skuadra e Interit ëhstë parë në stërvitje duke praktikuar penalltitë, çka tërhoqi vëmendjen e gazetarëve.

Ata nuk nguruar të pyesin trajnerin Simone Inzaghi se pse po përgatiten për penallti, por trajneri zikaltër tha se këtë gjë Interi e bën para çdo sfide me eliminim direkt.
“Gjithmonë, kur është një ndeshje me eliminim direkt. Dhe me 5 zëvendësimet që mund të kryhen, ka edhe më shumë kujdes në krahasim me ata që nisin ndeshjen nga minuta e parë”, shpjegoi Inzaghi, duke bërë të qartë se në këto gjuajtje përfshihej e gjithë skuadra.
Trajneri ka qenë i kujdesshëm dhe ka bërë thirrje që skuadra të jetë e vëmendshme po ashtu.
“Nuk duhet të mendojmë për rezultatin, por te paraqitja që kemi bërë. Nuk duhet të shohësh precedentët, të cilët në historinë e Interit me Bajernin në “San Siro” nuk kanë qenë gjithmonë pozitivë. Djemtë janë pozitivë, skuadra e di që luajmë kundër një kundërshtari të madh. E respektojmë, por me vëmendjen e duhur mund të bëjmë një ndeshje të madhe”, tha ndër të tjera Inzaghi.