Te Barcelona i kanë bërë gati fanellën dhe vendin në formacion, Arsenal gati të “rrëmbejë” objektivin e madh të katalanasve

Te Barcelona i kanë bërë gati fanellën dhe vendin në formacion, Arsenal gati të “rrëmbejë” objektivin e madh të katalanasve

17 Nëntor 2025 20:30 Telesport Prej kohësh Barcelona interesohet për Karl Etta Eyong, sulmuesin e ri kamerunas i cili po shkëlqen në La Liga. Vetë lojtari ka shprehur publikisht dëshirën për t’u transferuar te katalanasit dhe kosto e tij prej 30 milionë euro është e përballueshme nga financat e Barcelonës. Megjithatë, e ardhmja e Karl Etta Eyong mund të marrë një drejtim tjetër. Mediet angleze raportojnë se Arsenal është gati të ofrojë 40 milionë euro për sulmuesin 22-vjeçar. Te Levante janë të vetëdijshëm që nuk e mbajnë dot më sulmuesin dhe sigurisht që do pranojnë ofertën më të lartë në treg dhe deri tani edhe pse jo ende zyrtarisht, Arsenal ka ofruar më shumë sesa klubet e tjera.