Dhunë nga tifozët/ Terrorizohet klubi i futbollistit shqiptar pas humbjes

Dhunë nga tifozët/ Terrorizohet klubi i futbollistit shqiptar pas humbjes

Klubi i Kietit në Itali ku luan Dardan Vuthaj, ish-lojtar i Egnatias, është përballur dje me skena dhune. Pas humbjes 2 me 0 ndaj Rekanatezes në Serinë D, tifozët e Kietit i bënë pritë ekipit që mbështesin. Ishin rreth 20 prej tyre, që i dolën përpara autobusit dhe e goditën me gurë, pas disfatës në transfertë. Nuk kishte futbollistë të dëmtuar, por dëmet materiale nuk mund të mungonin. Klubi i Kietit reagoi së fundmi me një deklaratë zyrtare. “Klubit i Kietit, në kundërshtim me heshtjen për shtyp që është aktualisht në fuqi, e konsideron të domosdoshme të ndërhyjë për të dënuar me vendosmëri atë që kanë pësuar lojtarët dhe drejtuesit tonë në autobus gjatë kthimit nga ndeshja e zhvilluar në Rekanati. Sjellje të tilla nuk...