Kosova duhet të bëjë kujdes ndaj Zvicrës, rrezikon të humbë 4 lojtarë për play-offin e marsit

Kosova duhet të bëjë kujdes ndaj Zvicrës, rrezikon të humbë 4 lojtarë për play-offin e marsit

17 Nëntor 2025 19:41 Telesport Kosova do të presë Zvicrën nesër në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit për këto kualifikuese. Tashmë të dy kombëtaret i kanë arritur objektivat e tyre. Zvicra e ka thuajse të sigurt vendin e parë, pasi Kosovës i duhet një fitore me 6 gola diferencë për të marrë kreun, gjë e vështirë për të ndodhur. Dardanët do të luajnë në play-off në muajin mars, në rrugën e vetme të mbetur për të siguruar një biletë të fundit për Botërorin e verës së ardhshme. Kosova duhet të tregojë kujdes të madh nesër ndaj Zvicrës, pasi rrezikon të humbë 4 titullarë për play-offin e marsit për shkak kartonësh. Lojtarët e rrezikuar janë: dy qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova dhe Albian Hajdari dhe dy mesfushorët...