Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Betejë për miliona! “Telenovela” PSG-Mbappe nuk ka të mbaruar… vijon në gjykatë
17 Nëntor 2025 20:01 Telesport Në Gjykatën e Punës në Paris, ka nisur sot beteja ligjore që parashikohet të jetë shumë e gjatë mes PSG-së dhe ish-yllit të tyre, Kylian Mbappe. Sipas palës mbrojtëse të PSG-së, klubi parizien ndihet i “mashtruar” nga sulmuesi i cili iu kishte premtuar që nuk do të largohej falas dhe në vitin 2023 refuzoi të transferohej tek Al-Hilal për 300 milionë euro. Duke qenë se Mbappe u largua falas drejt Real Madridit në verën e vitit 2024, klubi parizien pretendon për një dëm të madh financiar. Për këtë arsye kërkon si dëmshpërblim shifrën 180 milionë euro, e njëjtë shifër që pagoi kur sulmuesi u transferua nga Monaco te klubi kryeqytetas. Në anën tjetër, përfaqësuesit e lojtarit kërkojnë si dëmshpërblim 240...