Kosova mban stërvitjen zyrtare para Zvicrës, Foda kërkon paraqitje dinjitoze, Hajdari synon mbyllje të ciklit me fitore

Kosova mban stërvitjen zyrtare para Zvicrës, Foda kërkon paraqitje dinjitoze, Hajdari synon mbyllje të ciklit me fitore

Kosova ka zhvilluar stërvitjen e radhës para ndeshjes të së martës kundër Zvicrës, e cila luhet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të sfidës së fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Pas fitores 2:0 ndaj Sllovenisë të shtunën në Lubjanë, Kosova e ka siguruar pozitën e dytë në Grupin B dhe njëherësh biletën për ‘play-off’ të Kupës së Botës 2026. Madje, matematikisht Kosova ende është me gjasa për kualifikim direkt në Botëror, por për këtë i duhet një mrekulli, pasi duhet fitorja me rezultat 6:0 ndaj kombëtares helvetike. Të gjithë futbollistët janë të gatshëm dhe në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda, i cili në stërvitjen e sotme ka punuar në detaje taktike. Foda në konferencë për media pas stërvitjes u shpreh...