Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Spalletti kërkon me patjetër mesfushorin e njohur, Juventus mund të sakrifikojë Locatelli-n
17 Nëntor 2025 18:33 Telesport Prej ditësh është përfolur për një interesim të madh të Juventusit për mesfushorin e Olimpique Marseille, Pierre Hojbjerg. Danezi është emri i parë në listën e përforcimeve të janarit që ka kërkuar Luciano Spalletti. Megjithatë, transferimi i danezit nuk do të jetë aspak i lehtë. Alfredo Pedulla zbulon se francezët janë më të prirur drejt një shëkmbimi kokë më kokë sesa huazimit apo shitjes direkte të Hojbjerg. Trajneri i Marseille, Roberto De Zerbi, pëlqen shumë kapitenin e Juventusit, Manuel Locatelli dhe sipas Alfredo Pedulla-s, skenari më i mundshëm për të arritur një marrëveshje mes klubeve është shkëmbimi i drejtpërdrejtë Locatelli-Hojbjerg.