Kthehet Kupa, nesër Laçi e Flamurtari pritës

Kthehet Kupa, nesër Laçi e Flamurtari pritës

Nisin nesër ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë edcioni i 75-të. Në këtë raund marrin pjesë skuadrat e kualifikuara nga raundi i parë me shumë skuadra që militojnë në Kategori të Parë dhe dy ekipe nga Superioria. Këtë të martë në program janë dy takime ndërsa të gjitha të tjerat zhvillohen të mërkurën. Kështu nesër në Ahmetaq (pranë Rinasit), Laçi do të presë AF Luftëtarin ndërsa në Orikum, Flamurtari përballet me Tomorin. Këto takime janë me eleminim direkt dhe do të nisin në orën 13:00./Sportiim.al/