Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gjykata Supreme e Kosovës/ Shpall të paligjshëm ‘tregun e lirë të energjisë elektrike’
Oda Ekonomike e Kosovës ka fituar betejën ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji në Gjykatën Supreme, duke ndikuar drejtpërdrejtë në funksionimin dhe transparencën e tregut të energjisë elektrike në vend. Gjykata Supreme e Kosovës ka anuluar sot dy dispozita kyçe të rregulloreve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke i konsideruar ato të paligjshme në lidhje me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Vendimi vjen si goditje për procesin e implementuar në mënyrë të nxituar nga ZRRE-ja, pa konsultime me bizneset apo palët e interesuara, duke tejkaluar kompetencat ligjore dhe duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Vendimi, i marrë në procedurën administrative P.A. nr. 18/2025, ka ardhur pas padisë së Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), e cila argumentoi se masat e ZRRE-së kishin...