Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Video/ Tifozi anglez ngec në derën e sigurisë të “Arenës Kombëtare”
Shqipëria u ndesh me Anglinë në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese të Botërorit, që u mbyll me rezultatin 0-2 për “Tre Luanët”, e cila nuk ndikoi në pozitat e kuqezinjve në grup. Përveç momenteve të festës në stadium që u krijuan nga të dyja tifozeritë, gjithashtu kishte edhe momente të çuditshme. Një rast, i cili tashmë është bërë viral në rrjetet sociale, ishte kur një tifoz anglez ngeci në derën e sigurisë, para se të futej në tribunë. Dera nuk po lëvizte dhe tifozi u detyrua të priste ndihmën e stafit të stadiumit për të mundësuar hapjen e derës. An England fan got stuck in the turnstile trying to get into the away end in Albania tonight… Nightmare! pic.twitter.com/JdPcH4DMPv — Football Away Days (@FBAwayDays) November 16, 2025