Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Bashkia jep leje, Barcelona kthehet në Camp Nou
Rikthimi në shtëpinë e madhe është gati. Pas 909 ditë nga ndeshja e fundit – më 28 maj 2023, kundër Majorkës – Barcelona do të kthehet në Camp Nou pas një rinovimi të gjatë, i cili është shoqëruar me vonesa, pengesa, polemika dhe shqetësime të pafundme. Këshilli i qytetit i ka dhënë klubit leje për të hapur zona të caktuara të stadiumit dhe 45,401 spektatorë do të jenë në gjendje të ndjekin ndeshjen kundër Atletik Bilbaos të shtunën në La Liga. Barcelona gjithashtu ka konfirmuar se është në kontakt të ngushtë me UEFA-n në lidhje me kthimin në Camp Nou për Ligën e Kampionëve, me qëllimin që të zhvillohet ndeshja kundër Eintracht Frankfurt më 9 dhjetor. Vazhdo leximin