Përdorues i kokainës/ Fituesi i “Këpucës së Artë” shkatërron karrierën

Përdorues i kokainës/ Fituesi i “Këpucës së Artë” shkatërron karrierën

Mario Zhardel, dy herë fitues i “Këpucës së Artë” në Europë, në vitet 1999 dhe 2002, dikur i vlerësuar si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të kohës së tij, e pa karrierën e shkëlqyer të shembej për shkak të varësisë nga kokaina. Ish-shokët e skuadrës kujtojnë se si gjithçka ndryshoi papritur: “Erdhi një taksi dhe ai u zhduk…” Ndërkohë, ish-trajneri i tij te Sportingu, Laszlo Boloni, ka folur për Zhardel dhe problemet e tij me kokainë, duke e cilësuar edhe si lojtarin më problematik që kishte menaxhuar. “Lojtari më i vështirë për t’u stërvitur dhe ai me të cilin kisha më shumë probleme, ishte Zhardel. Prindërit e tij ishin alkoolikë, ky ishte problemi. Unë shkruaja formacionin në tabelë, para lojtarëve, e vendosja në formacionin...