Vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar/ Policia kontrollon bizneset e viktimës

Vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar/ Policia kontrollon bizneset e viktimës

Policia greke ka vijuar hetimet për vrasjen e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar, ngjarje e cila ndodhi më 5 tetor në Finikounda të Greqisë. Këtë herë policia ka zhvilluar një kontroll në dyqanet e pronarit, i cili kishte punësuar autorin 22-vjeçar. I riu i punësuar nga pronari grek është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë. Bashkë me autorin është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij, një greko-britanik, po 22-vjeçar. Mediat greke shkruajnë se oficerët e policisë po kontrollojnë lokalet për të identifikuar prova, të cilat mund të hedhin më shumë dritë mbi krimin. Në të njëjtën kohë, shtëpia dhe kampingu i viktimës po kontrollohen përsëri me urdhër të një hetuesi. Vrasja ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në një...