CR7 mund të mungojë në dy ndeshjet e para të Botërorit, trajneri i Portugalisë para vendimit më të vështirë në karrierë

CR7 mund të mungojë në dy ndeshjet e para të Botërorit, trajneri i Portugalisë para vendimit më të vështirë në karrierë

17 Nëntor 2025 16:24 Telesport Portugalia siguroi zyrtarisht biletën për në Botëror pasi mundi dje 9-1 Armeninë, pa Cristiano Ronaldon në fushë. Ylli portugez mungoi për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parafundit kualifikuese, atë ndaj Irlandës. Për goditjen më bërryl ndaj kundërshtarit, Cristiano Ronaldo mund të dënohet me 3 ndeshje pezullim sipas rregullores së FIFA-s, një e bëri që dje ndaj Armenisë. Kjo do të thotë që Ronaldo mund të mungojë dy ndeshjet e para në Kupën e Botës, gjithmonë nëse dënohet me 3 ndeshje mungesë. Mediet portugeze raportojnë se trajneri Roberto Martinez është në dilemë të vështirë, të mbështetet të përvoja e Cristiano Ronaldos dhe ta marrë atë më vete pavarësisht dy ndeshjeve të mundshme pezullim, apo ta lërë...