Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Mbetën jashtë Botërorit për shkak të magjisë së zezë… Akuza e çuditshme vjen nga Nigeria
17 Nëntor 2025 16:46 Telesport Victor Osimhen dhe Nigeria e tij mbeten përfundimisht jashtë Kupës së Botës 2026. Në betejën e djeshme në play-off ndaj DR Congo, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, fituesi u vendos nga pika e bardhë e penalltisë, aty ku futbollistët kongolezë u treguan më të saktë. Pas ndeshjes, trajneri i Nigerisë, Eric Chelle, pretendon se lojtarët dhe stafi i DR Congos përdori ‘voodoo’ (magjia e zezë) gjatë ekzekuutimit të penalltive dhe kjo ishte sipas tij shkak kryesor për eliminimin e ekipit të tij. “Gjatë të gjitha penalltive, lojtarët e Kongos bënin pak vudu… kjo është arsyeja pse isha nervoz me ta”, tha Chelle. DR Congo në muajin mars do të luajë dhe finalen e fundit për biletën e fundit...