Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nga sonte priten reshje të dendura shiu, Vengu inspektim në hidrocentralin e Vaut të Dejës, mbledh emergjencat në Shkodër
Nga mbrëmja e sotme pjesa më e madhe e vendit pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu. Për të marrë masa për shmangien e përmbytjeve, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një inspektim në hidrocentralin e Vaut të Dejës së bashku me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, nga hidrocentrali i Vaut të Dejës. Pas një inspektimi fillestar në pika që konsiderohen si kritike për parandalimin e pasojave nga reshjet e shiut, Ministri i Mbrojtjes do të drejtojë mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, e cila do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 17:00 në zyrat e Prefekturës së Qarkut Shkodër.