FOTO/ Atentat në qendër të Manhatanit lojtarit të njohur të NFL

FOTO/ Atentat në qendër të Manhatanit lojtarit të njohur të NFL

Lojtar i njohur i NFL-së (futbolli amerikan) qëllohet në një atentat në qendër të Manhattanit në SHBA, ndërsa ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Kris Boyd, një mbrojtës i krahut për New York Jets në NFL, mori plagë të rënda pasi u qëllua në bark ditën e djeshme (16 nëntor). Siç raporton BBC, rreth orës 02:00 sipas orës lokale, policia mori një telefonatë për një të shtënë jashtë restorantit luksoz Sei Less, në qendër të Manhattanit. Kurse sipas CBS, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po heton incidentin, por nuk ka bërë asnjë arrestim. “Jemi në dijeni të situatës që përfshin Kris Boyd dhe nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë”, tha një zëdhënës i Jets për BBC-në. Policia...