Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale, për Edukimin në Shqipëri

Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale, për Edukimin në Shqipëri

Fondacioni Vodafone në Shqipëri dhe British Council kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për të prezantuar Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale në kuadër të programit Skills Upload Junior, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në avancimin e edukimit dixhital në mbarë Shqipërinë. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në “Innovation Hub”, Piramida, në prani të Znj. Lisa Felton, Drejtoreshë e Fondacionit të Grupit Vodafone; drejtuesve të lartë të Vodafone Albania; Drejtoreshës së British Council për Shqipërinë dhe Kosovën, Znj. Majlinda Mazelliu; përfaqësuesve të Ambasadës Britanike; si dhe dy Zëvendësministreve të Arsimit, Znj. Orjana Osmani dhe Znj. Herida Duro; si edhe Znj. Dorina Rapti, përfaqësuese nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar të Shqipërisë.   Në nisje të aktivitetit, Znj. Lisa Felton, Drejtoreshë e Fondacionit të Grupit...