“Më dhemb fakti që nuk shënova”, Arbër Hoxha: Mëkat, zhvilluam super ndeshje

“Më dhemb fakti që nuk shënova”, Arbër Hoxha: Mëkat, zhvilluam super ndeshje

Arbër Hoxha ishte një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë përballë Anglisë. Sulmuesi i Dinamo Zagreb zhvilloi një paraqitje fantastike, por shpërdoroi edhe rastin më të pastër për të ndëshkuar “Tre Luanët” përpara se Harry Kane të realizonte golin e parë. Pikërisht ky detaj nuk e lejon Hoxhën të festojë plotësisht, i vetëdijshëm se ai rast mund të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi: “Nuk jam aq i lumtur sepse nuk arritëm të marrim një rezultat pozitiv dhe kur e mendon që Kombëtarja luajti super ndeshje, me rastet që krijoi deri në minutën e 70′ para se anglezët të shënonin golin, ishim të barabartë. Edhe pse ata e patën në kontroll ndeshjen, rastet i patëm ne edhe pse nuk arritëm të shënonim gol. Më dhemb...