Kombëtarja U-21 zhvillon sot miqësoren e radhës ndaj Ukrainës, Simon Simoni i bashkohet grupit

Kombëtarja U-21 zhvillon sot miqësoren e radhës ndaj Ukrainës, Simon Simoni i bashkohet grupit

Kombëtarja U-21 do të luajë sot në “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë miqësore të nëntorit ndaj Ukrainës, në orën 18:00. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se pjesë e grupit për ndeshjen e sotme do të jetë edhe portieri Simon Simoni, i cili është bashkuar me skuadrën pas përfundimit të sfidës Shqipëri – Angli. I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për përballjen ndaj Ukrainës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb