Jake Paul ka konfirmuar duelin e tij të radhës në ring, kundër Anthony Joshua, në Majemi, më 19 dhjetor. YouTuber-i i kthyer në boksier do të ndajë ringun me ish-kampionin e botës në peshën e rëndë Joshua, në një sfidë me tetë raunde, me doreza 10oz në peshat e rënda.
Paul duhej të përballej me Gervonta Davis, por dueli u anulua pasi u ngrit një padi civile kundër kampionit të boksit të peshave të lehta dhe Joshua hyn si një kundërshtar zëvendësues i frikshëm. “Ky nuk është një simulim i inteligjencës artificiale. Kjo është Dita e Gjykimit,” deklaroi Paul.
“Një përballje profesionale në peshat e rënda kundër një kampioni elitar botëror. Kur të mposht Anthony Joshua, çdo dyshim do të zhduket dhe askush nuk mund të më mohojë mundësinë për të luftuar për një titull botëror. Për të gjithë ata që më urrejnë, kjo është ajo që donit”, shtoi Jake Paul.
Joshua do të boksojë për herë të parë që nga humbja e tij me nokaut ndaj kampionit të atëhershëm të IBF, Daniel Dubois. “Jake ose kushdo mund ta bëjë këtë punë. Pa mëshirë. Mora pak pushim dhe po kthehem me një mega-shfaqje. Është një mundësi e madhe për mua”, tha britaniku.
“Ju pëlqen apo jo, unë jam këtu për të bërë numra masivë, për të pasur ndeshje të mëdha dhe për të thyer çdo rekord duke qëndruar i qetë. Mbani mend fjalët e mia, do të shihni shumë më tepër luftëtarë që shfrytëzojnë këto mundësi në të ardhmen. Jam gati ta thyej internetin për shkak të fytyrës së Jake Paul”, shtoi Joshua.
Eddie Hearn, promotori i Joshua, tha: “Ata thonë të kesh kujdes çfarë dëshiron, pak a shumë kjo është e gjitha që kam nevojë të them. Dy nga emrat më të mëdhenj në sport do të përplasen më 19 dhjetor. Ndërsa e admiroj dashurinë e Jake, ai do ta zbulojë në mënyrën më të vështirë në Miami.”
E bujshme! Jake Paul do të duelojë ndaj Anthony Joshua më 19 dhjetor në Majemi
